Lidhje

Parlamenti i Kosovës miraton kryeministrin e ri Bajram Kosumi


Parlamenti i Kosovës votoi të mërkurën për zgjedhjen e kryeministrit dhe qeverisë së re të vendit, e cila do të kryesohet tani nga Bajram Kosumi, nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Zoti Kosumi dhe kabineti i tij u zgjodhën me 71 vota pro dhe 36 kundër në një session parlamentar debatesh, që megjithatë përfundoi me rezultatin e pritur.

Opozita kundërshtoi zgjedhjen e zotit Kosumi dhe qeverisë së tij duke vënë në dukje disa çështje të rëndësishme, si korrupsioni dhe krimi i organizuar. Kryetari i Partisë Demokratike, Hashim Thaçi, nuk dha emra konkretë të anëtarëve të kabinetit apo kujdo tjetër që opozita i akuzon si të përfshirë në korrupsion apo krim të organizuar. “Ne kërkuam nga i nominuari për kryeministër, tani i zgjedhur, zoti Kosumi, që si kryeministër i Kosovës, të tërheqë nga kabineti elementin që përfaqëson të keqen e Kosovës në mënyrë që të kemi qeverisje të qëndrueshme, të përparimit, që do të respektonte ligjin dhe jo që do ta shpërdoronte atë”.

Partia Ora e kryesuar nga Veton Surroi po kështu paraqiti kundërshtitë e veta. Zoti Surroi kërkoi sqarimin e akuzave të bëra nga Partia Demokratike e Kosovës. //az//

XS
SM
MD
LG