Lidhje

Bush përsëri drejt Evropës


Shtëpia e Bardhë bëri publike hollësi të reja mbi udhëtimin që Presidenti Bush pritet të bëjë në Evropë, me vizita në Rusi dhe tri vende të tjera, për të përkujtuar fundit e Luftës së Dytë Botërore.

Në një deklaratë që Shtëpia e Bardhë bëri publike sot, thuhej se Presidenti Bush do të takohet me presidentët e Letonisë, Estonisë dhe Lituanisë në kryeqytetin e Letonisë, Rigë më 6 maj.

Në Hollandë, presidenti Bush pritet të marrë pjesë në ceremonitë përkujtimore për nder të fundit të Luftës së Dytë Botërore në Evropë më 8 maj. Më pas ai shkon në Rusi, ku ceremonitë përkujtimore do të zhvillohen më 9 maj dhe takohet atje me presidentin Vladimir Putin.

Presidenti Bush e përfundon vizitën e tij në Tbilisi të Gjeorgjisë, ku Shtëpia e Bardhë thotë se ai ka në plan të theksojë mbështetjen për demokracinë.

XS
SM
MD
LG