Lidhje

Administrata Bush duhet të rikthejë vëmendjen nga Ballkani


Gazeta Washington Post përmes një kryeartikulli i bën thirrje administratës amerikane të rikthejë edhe një herë vëmendjen nga Ballkani, duke marrë si shkas procesin e rishikimit të standarteve në Kosovë.

Qeveritë perëndimore thuhet në kryeartikull janë të një mendimi se Kosova nuk mund të kthehet nën sundimin e Serbisë, gjë që do të thotë se ajo duhet të ketë një formë pavarësie. Por deri tani, vazhdon Washington Posti, këto qeveri nuk kanë arritur ende një konsensus se si duhet bërë kjo.

Disa ekspertë kanë propozuar që procesi i statusit të përfundojë vitin e ardhshëm. Të tjerë, e lidhin statusin me integrimin e Ballkanit në Bashkimin Evropian gjë që do të kërkojë shumë vite. Gjetja e një gjuhe të përbashkët dhe hartimi i një plani dhe kalendari për pavarësinë e Kosovës, shkruhet në kryeartikull, do të kërkojë një agazhim më të madh nga Shtetet e Bashkuara dhe bashkërendim me Bashkimin Evropian.

Uashington Posti i bën thirrje Presidentit Bush të shqyrtojë mundësinë e caktimit të një të dërguari të posaçëm amerikan. Uashington Posti thekson se as Serbia, as Rusia, dhe as hezitimi i administratës amerikane, nuk duhen lejuar të bëhen pengesë për zgjidhjen e statusit të Kosovës dhe për hartimin e një plani më të gjerë për Ballkanin këtë vit.

XS
SM
MD
LG