Lidhje

Kirgistan:Udhëheqësi i opozitës emërohet kryeministër dhe president i përkohshëm


Parlamenti i Kirgistanit, i dalë nga zgjedhjet e debatueshme, konfirmoi sot udhëheqësin e opozitës Kurmanbek Bakiyev si kryeministër të ri dhe si president të përkohshëm.

Zoti Bakyev e ndryshoi qëndrimin e tij të mëparshëm dhe tha se parlamenti i ri është legjitim, në një përpjekje për ti dhënë fund një lufte për legjitimitet midis parlamentit të vjetër dhe parlamentit të ri.

Parlamenti i ri doli nga zgjedhjet e këtij muaji, për të cilat opozita tha se ishin të manipuluara. Kjo u bë shkak për protesta masive që sollën rrëzimin e presidentit Askar Akayev.

Lajmet nga Bishkeku bëjnë të ditur se njohja e parlamentit të ri nga zoti Bakiyev mund të ndihmojë në rivendosjen e rendit, por ka zemëruar protestuesit, të cilët ndihmuan partitë e opozitës, mes të cilave edhe partinë e zotit Bakiyev për të rrëzuar presidentin Akayev.

XS
SM
MD
LG