Lidhje

Një i dyshuar serb do ti dorëzohet Hagës


Zyrtarët serbë thanë se një ish zyrtar i policisë i akuzuar për krime lufte në Kosovë mund të dorëzohet në Gjykatën e Hagës javën tjetër.

Zyrtarët thanë sot se gjenerali Sreten Lukiç mund t’i nënshtrohet një operacioni në zemër në Serbi para se të dorëzohet javën e ardhshme në Hagë. Gjykata e ka akuzuar gjeneralin Lukiç dhe tre ish zyrtarë të lartë të sigurimit jugosllav për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera nga forcat serbe kundër shqiptarëve të Kosovës në vitin 1999.

Aktakuza janë ngritur edhe kundër gjeneralit Nebojsha Pavkoviç i cili deri tani ka refuzuar të dorëzohet në gjykatën e Hagës. Akuzat përfshijnë vrasje, deportime dhe persekutime. Qeveria serbe tha se i ka inkurajuar të dyshuarit për krime lufte të dorëzohen në gjykatën e Hagës. Por qeveritë perendimore thonë se Serbia duhet të ushtrojë trysni më të madhe ndaj të dyshuarve.

XS
SM
MD
LG