Lidhje

Një gjykatë hedh poshtë apelin e prindërve Teri Shaivos


Një gjykatës i Floridës hodhi poshtë një apel të prindërve të pacientes me dëmtime në tru për t’i rivendosur asaj tubin ushqyes.

Ky është i fundit në një seri vendimesh gjyqësore kundër kërkesës së prindërve të 41-vjeçares Teri Shaivo, e cila pësoi dëmtime në tru 15 vjet më parë. U bë më se një javë që kur asaj iu hoq tubi ushqyes.

Prindërit e zonjës Shaivo thonë se po u japin fund apeleve federale mbi këtë çështje. Ata kanë argumentuar se vajza e tyre kishte shanse për të kapëcyer gjendjen vegjetative në të cilën ndodhet.

Bashkëshorti i zonjës Shaivo thotë se ajo i pat thënë se nuk do të kishte dashur të jetonte artificialisht. Dy palët vazhdojnë prej vitesh betejën lidhur me fatin e pacientes.

Ligjvënësit në Florida, Kongresi dhe presidenti Bush janë përpjekur të rivendosin zonjës Shaivo tubin ushqyes.

XS
SM
MD
LG