Lidhje

Politikanët irakianë thonë se qeveria e re do të formohet së shpejti


Politikanët irakianë thonë se asambleja e re kombëtare do të mblidhet për herë të dytë të martën për të emëruar udhëheqësit në postet më të larta qeveritare.

Negociatat janë intensifikuar ditët e fundit, pas paralajmërimeve të krerëve fetarë se shtyrjet e vazhdueshme po krijojnë një klimë pasigurie dhe mund të keqësojnë gjendjen e sigurisë.

Zyrtarët në Bagdat thonë se forcat e sigurimit arrestuan të paktën 120 persona të dyshuar se po planifikonin një sulm në shkallë të gjerë kundër shumicës shiite të vendit.

Zyrtarë të ministrisë së mbrojtjes thanë se arrestimet u bënë sot gjatë një bastisjeje në orët e para të mëngjesit pranë qytetit të shenjtë të Qerbelasë. Ushtarët konfiskuan gjithashtu tonelata eksplozivë, qindra armë dhe rreth 250 mijë fishekë.

Zyrtarët irakianë thanë se personat e dyshuar si kryengritës po planifikonin të sulmonin pelegrinët myslimanë që do të vizitonin Qerbelanë javën e ardhëshme gjatë një kremtimi fetar.

XS
SM
MD
LG