Lidhje

Studentë nga Kosova vizitojnë Zërin e Amerikës


Studentë të Universitetit të Prishtinës i thanë dje Zërit të Amerikës se Kosova ka nevojë për një reformim të thellë të sistemit të saj të drejtësisë.

Liridon Shurdhani, Valza Oruqi, Flutura Kusari dhe Behlul Zeka kanë ardhur në Uashington për të marrë pjesë në Garat për të Drejtën Nderkombëtare Publike në Uashington që mbahen nga 27 marsi deri më 2 prill. Në gara marrin pjesë disa qindra studentë nga 94 vende të botës, duke përfshirë, Serbinë, Maqedoninë, Kroacinë dhe Malin e Zi. Konkursi organizohet çdo vit.

Gjatë tij, studentët simulojnë trajtimin e një çështjeje gjyqësore në suazën e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

XS
SM
MD
LG