Lidhje

Franca dhe referendumi i Bashkimit Evropian


Presidenti francez Zhak Shirak tha se referendumi i ardhshëm për kushtetutën e re të Bashkimit Evropian është i rëndësishëm për vendin e tij, dhe u bëri thirrje qytetarëve ta shikojnë atë me seriozitet.

Duke folur në Japoni, ku ndodhet për vizitë, zoti Shirak tha se rezultati i votimit do të ketë ndikim të madh për Francën në dekadat që do të pasojnë.

Anketat e fundit të opinionit publik tregojnë se votuesit francezë janë kundër kushtetutës së re të. Referendumi në Francë do të zhvillohet më 29 maj. Disa kanë shprehur shqetësim për ndikimin që do të kenë ligjet e reja mbi punëtorët francezë.

Deri tani disa vende e kanë miratuar kushttutën e re evropiane, por që të hyjë në fuqi ajo duhet të miratohet nga të 25 vendet anëtare të Bashkimit.

XS
SM
MD
LG