Lidhje

Papa i festoi Pashkët me një bekim në heshtje


Papa Gjon Pali i Dytë i festoi sot Pashkët me një bekim në heshtje për besimtarët e mbledhur para dritares në Sheshin e Shën Pjetrit.

Papa u përpoq fillimisht t’u fliste besimtarëve, por nuk ia arriti dot dhe bëri shenjën e kryqit për t’i bekuar ata. Për herë të parë në 26 vjetët që ka shërbyer si Papë, Gjon Pali 84-vjeçar nuk arriti të lexojë mesazhin e Pashkëve.

Një ndihmës i lartë i Papës Gjon Pali drejtoi meshën e Pashkës dhe lexoi bekimin tradicional të Papës, Urbi e Orbi.

Papa është ende duke marrë veten nga operacioni që bëri muajin e kaluar për shkak të vështirësive në frymëmarrje. Për herë të fundit ai ka folur në publik para rreth 2 javësh, ndërkohë që vazhdon terapinë për të folurën dhe frymëmarrjen.

XS
SM
MD
LG