Lidhje

Rriten tensionet në Liban


Në Liban po rriten tensionet pas një shpërthimi mbrëmë vonë i cili plagosi të paktën 6 persona në një lagje të krishterë të Beirutit.

Udhëheqësit e opozitës ia kanë hedhur fajin Sirisë për shpërthimin - i treti që godet një lagje të krishterë në tetë ditët e fundit.

Deputeti Wahid Jumblatt tha se forcat libaneze të sigurimit të mbështetura nga Siria po përpiqen të destabilizojnë vendin ndërkohë që Damasku po tërheq forcat e tij. Patriarku Nasrallah Sfeir, udhëheqës i të krishterëve maronitë, u tha sot besimtarëve se vendi përballet me alternativën ose sovranitet ose trazira të tjera.

Duke folur me gazetarët pas meshës së Pashkëve, Presidenti i Libanit Emile Lahud i bëri thirrje popullit të vendit të qendrojë i bashkuar. Departamenti amerikan i Shtetit e dënoi shpërthimin në Beirut, duke thënë se autoritetet duhet të arrestojnë personat përgjegjës. Ai përsëriti thirrjen amerikane që forcat siriane të largohen menjëherë nga Libani.

XS
SM
MD
LG