Lidhje

Wolfowitz do të përqëndrohet në zbutjen e varfërisë


Nënsekretari amerikan i mbrojtjes, Paul Wolfowitz, i cili është emëruar nga Presidenti Bush për postin e kreut të Bankës Botërore, thotë se nuk do ndjekë një program krejtësisht amerikan si President i këtij institucioni ndërkombëtar.

Në një intervistë botuar sot në gazetën Jakarta Post, zoti Wolfowitz thotë se nëse konfirmohet, ai do ta përqendrojë vemendjen te zbutja e varfërisë me një theks të veçantë te Afrika.

Bordi i Drejtorëve të Bankës Botërore pritet të votojë këtë javë mbi kandidaturën e tij. Kritikët thonë se zoti Wolfowitz nuk ka përvojë të mjaftueshme në çështjet e zhvillimit ekonomik. Kritikë të tjerë venë në dukje rolin e tij si një prej arkitektëve kryesorë të luftës në Irak.

Zoti Wolfowitz është një mbështetës i fortë i përpjekjeve të Presidentit Bush për zgjerimin e demokracisë. Ai i tha gazetës se misioni i Bankës për zbutjen e varfërisë dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik është një tjetër mënyrë për të çuar përpara lirinë dhe demokracinë në botë.

XS
SM
MD
LG