Lidhje

Petersen takohet me zyrtarët në Beograd


Shefi i UNMIKut, Soren Jesen Petersen e ka përshëndetur sot gadishmërinë e zyrtarëve të Beogradit për ta vazhduar dialogun me përfaqësuesit e pushtetit në Kosovë dhe i ka ftuar ata që ti inkurajojnë serbët për të marrë pjesë në jetën politike të Kosovës.

Në një konferencë për gazetarë shefi i UNMIKut tha se është i inkurajuar me bisedimet që ka zhvilluar dje e sot në Beograd me presidentin e Serbisë, Boris Tadiç, kryeministrin Vojisllav Koshtunica, shefin e Qendrës Bashkërenduese për Kosovën Nebojsha Çoviç dhe Ministrin e Jashtem të Unionit Serbomalazez Vuk Drashkoviç, të cilët kanë shfaqur gadishmëri për vazhdimin e dialogut ndërmjet Beogradit e Prishtinës sidomos për zgjidhjen e problemit të personave të pagjetur. Ai me këtë rast paralajmërojë vazhdimin e shpejtë të bisedimeve të grupit të punës për eneregjetikë, por edhe për çështjet tjera teknike, ndonse zyrtarët e Beogradit kanë propozuar edhe formimin e grupeve të punës për privatizimin dhe ambientin.

Zoti Jesen Petersen tha se bashkëbiseduesve të vet u ka thënë se dialogu direkt ndërmjet Prishtinës e Beogardit është mënyra më e mirë për vendosjen e besimit dhe zgjidhjen e problemeve. Ai tha se gajtë bisedimeve me zyrtarët serb ka fituar përshtypjen se Beogradi tani është fokusuar në zgjidhjen e çështjës së statusit të Kosovës gjë që e ka përshëndetur që e konsideron si kthesë pozitive. Ai tha se i ka ftuar zyrtarët e Beogradit që tu rekomandojnë serbëve të Kosovës për tu përfshirë në jetën politike të Kosovës dhe kështu të "marrin pjesë në krijimin e të ardhmës të tyre". Serish ka theksuar se decentralitimi është proces që po zhvillohet në Kosovë, dhe Beogradi mund të marrë pjesë në këtë vetëm si këshillëdhënës i serbëve të Kosvovës të cilët duhet të jenë pjesë e procesit.

Pyetjes së Zërit të Amerikës se a është e gatshme Qeveria e Serbisë për bisedime direket me Qeverinë e Kosovës të drejtuar nga Bajram Kosumi, shefi i UNMIKut iu përgjigj se presidenti Tadiç ka treguar gadishmëri për bisedime me përfaqëseusit einstitucioneve të Kosvovës, kurse kyreministri Koshtunica një gjë të till as nuk e ka vërtetuar as kundërshtuar. Kurse pyetjes që ti komentojë qëndrimet e zyrtarëve të Beogradit që Kosova të ketë status më të lartë se autonomia, e më pak se pavarësia, kyreadministratori Petersen nuk iu përgjigj duke thënë se ai nuk dëshiron të deklarohet rreth statusit, duke shtuar se i mbetet Beogradit e Prishtinës që të merren vesh për këtë.

Presidenti Tadiç ia ka përcjellur sot shefit të UNMIKut, se është "absolutisht e papranueshme" mbajtja e manovrave ushtarake të TMK në rrethinën e Vushtrrisë dhe ka kërkuar takim urgjent të Shtatmadhorisë së Ushtrisë ës SMZ dhe komandës së KFORit , theksohet në kumtesën e shërbimit për informim të presidentit të Serbisë Në bisedime është konkluduar se është e domosdoshme të vendoset dialogu i përhershem mbi sigurinë midis përfaqësuesve të UNMIKut, KFORit dhe institucioneve më të larta të Serbisë.

Zoti Jesen Petersen sot është takuar edhe me ambasadorët e vendeve anëtare të Grupit të Kontakti të cilët i ka informuar për bisedimet e zhvilluara me zyrtarët serb.

XS
SM
MD
LG