Lidhje

Celibashi i shqetësuar për procesin zgjedhor


Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ripërsëriti sot paralajmërimet për rrezikun e pengesave që mund të shkaktohen gjatë procesit të ardhshëm zgjedhor.

Sipas tij përcaktimet në ligjin e ri për numërimin e votave dhe emërimin e komisionerëve zonal lënë hapësira për bllokim të procesit nëse përtitë politike nuk do të kenë vullnetin për t’i shmangur ato. Keto komente ai i beri ne Komisionin parlamentar te ligjeve.

Sipas zotit Celibashi probleme serioze mund të ketë me komisionerët duke qenë se sipas ligjit ata mund të emërohen nga partitë edhe dy orë përpara votimit, gjë e cila do të bënte që procesi kryesor ai i numërimit dhe shpalljes së rezultateve të ishte në dorë të personave që nuk kanë marrë asnjë kualifikim.

Zgjedhjet në Shqipëri do të zhvillohen me një raund dhe në dnryshim nga më parë numërimi i votave nuk do të bëhet në qendrat e votimit por në Komisionet e 100 zonave elektorale.

XS
SM
MD
LG