Lidhje

Bullgaria dhe Rumania pranë Bashkimit Evropian


Komisioneri i Bashkimit Evropian për zgjerimin, Ollie Rehn, i bëri thirrje ligjvenësve evropianë të mbështesin kandidaturat e Bullgarisë dhe Rumanisë për anëtarësim gjatë votimit që do të zhvillohet muajin e ardhshëm.

Komisioneri Rehn i tha Komisionit të Parlamentit Evropian për Marrëdhëniet e Jashtme se miratimi i traktatit të pranimit të këtyre dy vendeve më 13 prill, nuk u garanton atyre anëtarësim automatik në vitin 2007.

Traktatet tha ai, u lejojnë udhëheqësve të Bashkimit Evropian ta shtyjnë anëtarësimin e këtyre dy vendeve, veçanërisht të Rumanisë, me një vit, në se ky vend nuk zbaton reformat ekonomike, politike dhe të drejtësisë për të cilat ka rënë dakort.

Shumë anëtarë të parlamentit evropian dëshirojnë të kenë një farë kontrolli mbi procesin e anëtarësimit edhe pas ratifikimit të traktateve. Komisioneri Rehn i siguroi ligjvenësit se udhëheqësit e Bashkimit Evropian do t’i kenë parasysh mendimet e euro-parlamentarëve gjatë procesit të anëtarësimit të vendeve të reja.

XS
SM
MD
LG