Lidhje

Komisioni hetimor për programin për Irakun Naftë për Ushqim kritikon Kofi Ananin


Një komision që po shqyrton akuzat për korrupsion lidhur me programin e OKB-së për Irakun, naftë-për-ushqime, lëshoi raportin që kritikon Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Kofi Anan.

Raporti thotë se nuk ka prova që të tregojnë se zoti Anan përdori ndikimin e tij që kontrata për të zbatuar programin t’i jepej një firmë për të cilën punonte djali i tij Kojo Anan. Por komisioni e fajëson zotin Anan që nuk arriti të zhvillojë hetime të plota mbi mundësinë e konfliktit të interesave, kur njoftimi doli në shtyp.

Komisioni thekson se rizgjatja e kontratës nuk do të ishte bërë e mundur në se zoti Anan do të kishte bërë hetime të plota për firmën zvicerane Cotecna. Raporti ve në dukje se Kojo Anani qëllimisht nuk i tha të vërtetën të atit për lidhjet e tij me firmën.

Ky është raporti i dytë i komisionit të drejtuar nga ish drejtori i Bankës Qendrore Amerikane Paul Volcker. I pari u lëshua muajin e kaluar dhe fajësonte drejtuesin e programit naftë për ushqime Benon Sevan për shkelje të rënda në dhënien e kontratave.

XS
SM
MD
LG