Lidhje

Wolfowitz në prag të konfirmimit si president i Bankës Botërore


Zyrtarët evropianë thonë se nuk kanë kundërshtime ndaj kandidaturës së nën sekretarit amerikan të mbrojtjes Paul Wolfowitz për të kryesuar Bankën Botërore.

Zyrtarët evropianë i bënë këto komente sot në Bruksel pas takimit me zotin Wolfowitz. Emërimi i tij ka ngjallur debate në Evropë për shkak të rolit të zotit Wolfowitz si një ndër arkitektët kryesorë të ndërhyrjes amerikane në Irak.

Kritikët po ashtu kanë ngritur shqetësime lidhur me përvojën e tij për zhvillimin ekonomik ndërkombëtar. Zoti Wolfowitz e pranon se është një figurë kontradiktore, por thekson angazhimin e tij të thellë për misionin e Bankës.

Bordi i Bankës Botërore mblidhet nesër për të përfunduar procesin e zgjedhjes së tij. Tradicionalisht Shtetet e Bashkuara emërojnë presidentin e Bankës Botërore, ndërsa vendet evropiane zgjedhin kreun e organizatës financiare simotër, Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Diplomatët thonë se Franca ka në plan të emërojë Jean Pierre Jouyet, kryetarin e Klubit të Parisit të vendeve kreditore, si nën president të zotit Wolfowitz.

XS
SM
MD
LG