Lidhje

Serbia i dorëzon UNMIK-ut trupat e 43 shqiptarëve


Zyrtarët serbë thonë se u kanë dorëzuar autoriteteve të UNMIK-ut trupat e 43 shqiptarëve të vrarë gjatë konfliktit të vitit 1998-1999.

Tranferimi i 43 viktimave e çon në afro 400 numrin e trupave që zyrtarët serbë u kanë dorëzuar autoriteteve ndërkombëtare në Kosovë.

Trupat e viktimave u gjetën në një varr masiv në Serbi dhe u dorëzuan sot në Merdare, në veri të Prishtinës.

Më shumë se 300 persona, pjesa më e madhe shqiptarë, ende figurojnë të humbur që nga konflikti në Kosovë. Serbia dhe Kosova kanë zhvilluar bisedime për të ndriçuar fatin dhe vendndodhjen e këtyre personave.

XS
SM
MD
LG