Lidhje

Bullgaria kërkon të pakësojë trupat në Irak


Qeveria e Bullgarisë tha se dëshiron të shkurtojë trupat në Irak deri nga mesi i vitit dhe t’i tërheqë ato deri në fund të vitit.

Qeveria tha se ka në plan të tërheqë 60 ushtarë nga kontigjenti prej 460 trupash, brenda disa muajsh, para se t’i tërheqë gjithë trupat nga Iraku deri më 31 dhjetor. Propozimi duhet të miratohet nga parlamenti, por ende nuk dihet se kur mund të bëhet votimi.

8 ushtarë bullgarë janë vrarë në Irak, njeri prej tyre aksidentalisht nga forcat amerikane.

Në qershor në Bullgari zhvillohen zgjedhjet parlamentare. Socialistët e opozitës, që kryesojnë në anketa, thonë se janë kundër pranisë së forcave të vendit të tyre në Irak.

XS
SM
MD
LG