Lidhje

Shqipëri: gjehen trupat e 9 ushtarëve amerikanë

  • Armand Mero

Në Shqipëri pas më shumë se 16 orësh operacionesh kërkimi u bë e mundur gjetja e trupave të 9 ushtarakëe amerikane të cilët gjendeshin në bordin e avionit i cili u përplas mbrëmë në një mal pranë qytetit të Gramshit. Avioni merrte pjesë në një stërvitje të përbashkët shqiptaro-amerikane e cila kishte nisur pak ditë më parë. Deri tani nuk është dhënë asnjë shpjegim për shkakun e aksidentit por mendohet që avioni të ketë pësuar difekt gjatë fluturimit

Operacionet e kërkimit për gjetjen e trupave të 9 ushtarakëve amerikanë kanë vazhduar gjatë gjithë natës, por errësira dhe dëbora e dendur u bën një pengesë serioze për vetë terrenin malor ku ishte rrëzuar avioni MC 130. Në orët e para të mëngjesit të sotëm u gjetën katër trupat e parë, tre prej të cilëve thuajse të shkrumbuar. Gjatë gjithë ditës kanë vazhduar kërkimet në të cilat sic deklaroi shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë shqiptare gjeneral Pëllumb Qazimi, u angazhuan forca të shumta:

"Eshtë bashkëpunuar ngushtësisht me policinë e shtetit pushtetin vendor dhe baorët vendas. Veprimet në bashgkëpunim të plotë me palën amerikane kanë qenë të menjëhershme në vendin dhe masën e duhur," tha gjeneral Qazimi.

Në kërkime janë angazhuar helikopterë të ushtrisë shqiptare si dhe forca komando të këmbësorisë dhe të policisë shqiptare. Pesë trupat e tjerë janë gjetur pasdite. Rreth shkaqeve të aksidentit të rëndë nuk është dhënë asnjë shpjegim. Deri më tani ajo që dihet është se kulla e Brindizit në Itali ka marrë një sinjal SOS ku njoftohej për një difekt dhe menjëherë pas saj avioni ka humbur cdo gjurmë.

Sipas të dhënave zyrtare avioni MC 130 prej disa ditësh ishte pjes e një stëtrvitje të përbashkët shqiptaro-amerikane. Ai është ngritur mbrëmë nga pista e aeroportit Nënë Tereza ku gjendeshin edhe dy avion të tjerë të të njëjtit tip. Alarmi për aksidentin është dhënë na banorët e fshatit Rovje të Gramshit në afërsi të të cilt ndodhi dhe aksidenti. Banorët e zonës kan treguar se kanë dëgjuar shumë pranë zhurmën e avionit në fluturim. Më pas një shpërthim i fuqishëm që ka tronditur edhe shtëpitë është shoqëruar me ndricimin e fortë të flakëve të avionit të rrëzuar. Disa banorë kanë treguar se kanë mundur të afrohen fillimisht shumë pranë por flakët nuk i kanë lënë të bëjnë asgjë. Që nga ky moment janë njftuar forcat lokale të policisë dhe alarmi ka ngritur në këmbë strukturat e ushtrisë dhe policisë shqiptare. Angazhimi ka qenë i menjëhershëm. Sipas shefit të shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë, autoritetet më të larta të vendit kanë ndjekur personalisht hap pas hapi situatën.

Ambasadorja e shteteve të Bashkuara në Tiranë Marci Ris falenderoi sot strukturat shqiptare për mbështetjen e jashtëzakonshme që ato kanë dhënë dhe e cilësoi këtë si një tjetër shembul të bashkëpunimit të shkëlqyer mes dy vendeve.

XS
SM
MD
LG