Lidhje

Rritet numri i viktimave të trafikut njerëzor brenda Kosovës


Numri i fëmijëve që janë viktima të trafikimit të qënieve njerëzore në Kosovë është i vogël, por ekziston shqetësimi se shifrat e dhëna deri tani për këtë mund të jenë më të mëdha. Numri I fëmijëve dhe grave të trafikuara jashtë Kosovës është krejt I vogël, por duket se ka rritje të numrit të fëmijëve të trafikuar Brenda Kosovës. Disa prej fëmijëve të intervistuar kanë thënë se trafikantët I kanë inkurajuar dhe u kanë ofruar të udhëtojnë jashtë vendit për të gjetur punë.

101 fëmnijë të Kosovës kanë qenë viktima të trafikimit të qënieve njerëzore që nga viti 1999, bëhet e ditur në një studim të UNICEF-it të publikuar sot në Prishtinë. Sipas këtij studimi, 61 prej këtyre fëmijëve janë ndihmuar nga qendrat për punë sociale dhe 40 nga organizata botërore për megrim. UNICEF thotë se duke pasur parasysh se këto shifra janë nxjerrë duke u bazuar në numrin minimal të rasteve të identifikuara, ekziston një shqetësin I madh që problemi mund të jetë më I thellë.

Numri i fëmijëve dhe grave të trafikuara jashtë Kosovës është krejt I vogël, por duket se ka rritje të numrit të fëmijëve të trafikuar Brenda Kosovës. Disa prej fëmijëve të intervistuar kanë thënë se trafikantët I kanë inkurajuar dhe u kanë ofruar të udhëtojnë jashtë vendit për të gjetur punë. Sipas UNICEF-it, kjo rrit shqetësimet se trafikantët mund të jenë duke kërkuar metoda të reja për të trafikuar jashtë vendit gra dhe vajza nga Kosova.

Që nga konflikti I vitit 1999, në Kosovë është rritur numri i fëmijëve që lypin dhe shesin në rrugë në qytetet më të mëdha të vendit, megjithatë, sipas UNICEF-it, pjesa më e madhe e fëmijëve kanë thënë se punojnë për vete dhe familjet e tyre, dhe nuk duket se ka pasur elementë të shfrytëzimit të organizuar të punës së fëmijëve.

Vitet e fundit në Kosovë janë marrë masa për parandaluar kërkesën për shërbime seksuale dhe për të kufizuar mundësitë e individëve përfshi edhe ata që punojnë për organizatat ndërkombëtare në Kosovë që të përdorin shërbimet e viktimave të trafikimit të qënieve njerëzore. Raporti I UNICEF-it thotë se ende mbetet shumë për tu bërë për të përhapur informacionin tek publiku se përdorimi I shërbimeve seksuale nga një viktimë e trafikimit, është një krim që dënohet sipas ligjeve ekzistuese.

XS
SM
MD
LG