Lidhje

Irak: Një monument i lashtë islamik dëmtohet nga një shpërthim


Policia irakiane në qytetin e Samarrës thotë se një shpërthim ka dëmtuar një monument të lashtë islamik. Policia thotë se kryengritësit e shkaktuan sot shpërthimin në katin e sipërm të xhamisë 6-katëshe Malwija, duke shkaktuar një të çarë.

Xhamia Malwija 6-katëshe është shumë e rëndësishem për arkitekturën islamike. Ajo është njëra prej tre minareve spirale të botës dhe është ndërtuar me tulla dhe argjilë gjatë dinastisë Abbassid në shekullin e nëntë.

Në zhvillime të tjera, shefi i policisë në qytetin Balaz Ruz, në verilindje të Bagdadit, u vra gjatë një prite që ju atij dhe një tjetër oficeri policie. Ndërsa klerikët Sunni publikuan një dokument fetar, ku i nxisnin irakianët t’i bashkohen policisë dhe ushtrisë së vendit.

XS
SM
MD
LG