Lidhje

Boshkovski deklaron pafajësinë ndaj akuzave të Hagës


Ish ministri i brendshëm maqedonas, Ljube Boshkovski deklaroi pafajësinë ndaj akuzave për rolin në vrasjen e të paktën 7 civilëve shqiptarë. Zoti Boskovski doli sot para gjyqtarëve në Hagë, për t’iu përgjigjur akuzave për vrasje, shkatërrime të panevojshme dhe trajtim mizor të civilëve në fshatin Ljuboten, pranë Shkupit 2001. Vdekjet e civilëve ndodhën gjatë konfliktit 7 mujor në Maqedoni. Përveç ish-ministri, është akuzuar edhe oficeri i policisë Johan Tarculovski që u dorëzua në gjykatën e Hagës muajin e kaluar. Zoti Boskovski, që ka edhe shtetësi kroate, mbahej i ndaluar në Kroaci për akuza të tjera që në gusht të vitit të kaluar. Ai u ndalua me një fletëarresti lëshuar nga Maqedonia që e akuzonte për vrasjen e 7 emigrantëve nga Azia Jugore në vitin 2002.
XS
SM
MD
LG