Lidhje

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit Kisinger iu nënshtrua një angioplastie


Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Henry Kissinger, ka bërë një angioplasti për të hequr bllokimet në sistemin e qarkullimit të gjakut. Mjekët në New York thonë se zoti Kissinger u shtrua në spital të martën dhe po pushon në shtëpi pasi doli nga spitali dje. Angioplastia është një procedurë për hapjen e enëve të gjakut, zakonisht me katater në artere.

Zoti Kissinger është 81 vjeç dhe ka qënë anëtar i kabinetit në administratat e presidentëve Nixon dhe Ford dhe ka marrë çmimin Nobel të Paqes në vitin 1973 për negocimin e përfundimit të Luftës së Vitnamit në rrugë diplomatike.

XS
SM
MD
LG