Lidhje

Presidenti Bush dhe Zonja e Parë po luten për Papa Gjon Palin


Presidenti Bush thotë se ai dhe Zonja e Parë po luten për Papa Gjon Palin, për të cilin zyrtarët e Vatikanit thonë se vazhdon të jetë në gjendje të rëndë.
Presidenti Bush e filloi fjalimin e tij të së shtunë për radion, me komentet e tij lidhur me gjëndjen e rëndë shëndetësore të Papës 84-vjeçar:

“Ati i shenjtë është një shërbëtor besnik i Zotit dhe një figurë e njohur e çështjes së dinjitetit dhe lirisë njerëzore. Ai përbën frymëzim për të gjithë ne. Bashkëshortja ime Laura dhe unë u bashkohemi miliona amerikanëve dhe shumë njerëzve të tjerë të botës, që luten për Atin e Shenjtë”.

Presidentin Bush e informojnë vazhdimisht mbi gjendjen e Papës dhe zyrtarët e administratës thonë se Ambasada amerikane në Vatikan po mban lidhje të ngushta me shtetin e Vatikanit.

Presidenti u takua me Papën qershorin e kaluar në Romë. Papa përsëriti kundërshtimin e tij ndaj luftës në Irak dhe ai tërhoqi vërejtjen lidhur me keqtrajtimin e të burgosurve në burgun Abu Graib. Presidenti e falënderoi Papën për udhëheqjen e tij morale dhe e shpërbleu atë me medaljene më të lartë për civilët.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thonë se nuk është e përshtatshme të bëhen spekullime lidhur me çështjen në se ai do të marrë pjesë në funeralin e Papës.

XS
SM
MD
LG