Lidhje

Policia serbe në kërkim të një ish-komandanti të ushtrisë jugosllave


Policia në Serbi po kërkon për një ish komandant të ushtrisë jugosllave të kërkuar nga Gjykata e Hagës.

Autoritetet thonë se është nxjerrë një fletë-arresti pasi gjenerali Nebojsha Pavkoviç nuk u paraqit këtë javë në një gjykatë të Beogradit, ku ai po gjykohet lidhur me përpjekjet për vrasjen e një figure të opozitës në vitin 2000.

Gjykata e Hagës, ndërkaq, e ka akuzuar zotin Pavkoviç për krime kundër njerëzimit lidhur me veprimet e tij gjatë konfliktit në Kosovë në vitin 1999. Akuzat përfshijnë vrasje, deportim dhe persekutim.

Gjenerali Pavkoviç shërbeu si shefi i shtabit i ushtrisë jugosllave për dy vjet duke filluar nga viti 2000.

Zyrtarët thonë se nëse gjenerali Pavkoviç arrestohet nga autoritetet serbe, ai do të ekstradohet menjëherë në Hagë, pasi ky institucion ka autoritet më të lartë se gjykatat serbe.

XS
SM
MD
LG