Lidhje

Bush: Bota humbi një mbrojtës të të drejtave të njeriut me vdekjen e Papës


Presidenti Bush tha se bota ka humbur një mbrojtës të të drejtave të njeriut me vdekjen e Papa Gjon Palit të Dytë. Presidenti i bëri këto komente në një deklaratë të shkurtër të shtunën në Shtëpinë e Bardhë. Pranë tij qëndronte Zonja e Parë Laura Bush.

Zoti Bush tha se Kisha Katolike kishte humbur bariun dhe se një shërbëtor i mirë dhe besimtar i Zotit ishte tashmë në banesën e fundit. Presidenti dha urdhër që flamujt në Shtëpinë e Bardhë të ngrihen në gjysmë shtizë në nderim të kujtimit të Papës.

Ish presidenti Xhimi Karter nxori një deklaratë në të cilën ai dhe e shoqja, Rozalina, shprehin keqardhjen e thellë për vdekjen e Atit të Shenjtë. Zoti Karter tha se Papa Gjon Pali, në rolin e tij si udhëheqës shpirtëror, theksoi humanitetin e përbashkët që gëzojnë njerëzit e të gjitha besimeve.

XS
SM
MD
LG