Lidhje

Dhjetra-mijëra vetë në Sheshin Shën Pjetri për të nderuar Papën Gjon Pali i Dytë


Një turmë e madhe u mblodh në sheshin para Katedrales së Shën Pjetrit të djelën në Romë për të dëgjuar meshën e parë përkujtimore në nder të Papës Gjon Pali.

Dhjetëra mijëra vetë mbushën sheshin e madh dhe rrugët përreth.

Një altar u vendos në shkallët e katedrales për meshën solemne. Dhjetra kardinalë ndihmuan Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Angelo Sodano, i cili drejtoi shërbesën fetare.

Më pas zyrtarët e Kishës i bënë homazhe trupit të vendosur në Pallatin e Vatikanit. Publiku do të jetë në gjendje të shpreh nderimin e tij për Atin e Shenjtë duke filluar nga dita e nesërme kur trupi i Papës të vendoset në Katedralen e Shën Pjetrit.

Vatikani konfirmoi të djelën shkakun e vdekjes si një goditje e përgjithshme e shkaktuar nga një infeksion, si dhe nga infarkti. Papa vdiq të shtunën para orës 22.

Kleriku polak renditej i treti ndër udhëheqësit e Kishës Katolike për nga gjatësia e qëndrimit në postin e Papës. Ai është vlerësuar lart për udhëheqjen e tij morale dhe shpirtërore, për rolin e tij në rrëzimin paqësor të komunizmit në Evropën Lindore, si dhe për përpjekjet për të përmirësuar marrëdhëniet me hebrenjtë, myslimanët dhe për unitet me të gjithë të krishterët. //az//
XS
SM
MD
LG