Lidhje

Arizona: vullnetarë të një lëvizjeje civile kërkojnë bllokimin e hyrjes së imigrantëve të paligjshëm përmes kufirit të Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës


Dhjetëra vullnetarë të një lëvizjeje civile për të patrulluar kufirin ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës janë mbledhur në jug të Arizonës për të protestuar ndaj asaj që e cilësojnë si dështim i qeverisë amerikane për të kufizuar imigracionin e paligjshëm.

150 protestuesit që u mblodhën në tubimin e djeshëm janë veprimtarë të projektit Minuteman, i cili do të kontrollojë kufirin ndërmjet Meksikës dhe shtetit Arizona duke filluar që të hënën.

Ky grup thotë se nuk synon t’i kundërvihet imigracionit të paligjshëm, por të informojë autoritetet amerikane të kufirit për vendndodhjen e imigrantëve. Ky grup u është kundërvënë akuzave se është një lëvizje civile që ka marrë ligjin në dorë. Veprimtaria e tyre është përcjellë me protesta nga grupe veprimtare hispanike dhe grupe të të drejtave të njeriut.
Vitin e kaluar autoritetet amerikane të kufirit kapën më shumë se 500 mijë imigrantë të paligjshëm vetëm në shtetin e Arizonës. //az//
XS
SM
MD
LG