Lidhje

Presidenti Bush dhe Zonja e Parë, Laura, do të kryesojnë delegacionin amerikan në funeralin e Papa Gjon Palit të Dytë


Presidenti Bush tha se mezi pret të shkojë në Vatikan, ku do t’i jepet mundësia të celebrojë jetën e Papës Gjon Pali i Dytë. “Është nder shumë i madh për mua që në emër të vendit tim t’i shpreh mirënjohje Zotit për një njeri të tillë.”

Zoti Bush e pranoi se ata kanë patur mosmarrëveshje lidhur me disa çështje, kryesisht mbi luftën në Irak, por ai nuk u dha rëndësi mosmarrëveshjeve të tyre. “Ai ishte njeri i paqes e nuk i pëlqente lufta dhe këtë e kuptoj fare mirë. Madje unë i vlerësoj bisedat që pata me Atin e Shenjtë lidhur me këtë çështje.”

Duke folur me gazetarët pas bisedimeve që zhvilloi të hënën në mëngjes me presidentin e ri të Ukrainës, Viktor Jushçenko, Presidenti Bush kujtoi takimin e tij të parë me Papën. Ai tha se Papa foli rreth pikpamjeve të tij për botën, ndërsa ata ecnin përgjatë një ballkoni në banesën e tij verore afër Romës. Predidenti Bush tha se ai ishte një mement që nuk do ta harronte kurrë.

Katedralja e Shën Pjetrit

Katedralja e Shën Pjetrit është një nga kishat më madhështore në botë. E përfunduar në shekullin e 17-të, kjo katedrale u ndërtua nga disa prej mjeshtrave më të mëdhenj të periudhës së Renesancës Italiane.

Ajo ka formën e një kryqi latin me një kupolë masive dhe salla e madhe brenda saj është e mbushur me statujat dhe afresket e papëve, shenjtëve dhe engjëjve. Trupi i papës është vendosur pikërisht mbi varrin e Shën Pjetrit, që sipas doktrinës katolike romane, u zgjodh nga Kishti për të udhëhqur kishën.

Katedralja ka përballë rrugën e pajtimit dhe një shesh monumental të rrethuar me dy gjysmë harqe kolonadash që lidhen me dy krahë të mëdhenj që përqafojnë botën.

XS
SM
MD
LG