Lidhje

Rupel bën thirrje për dialog të menjëhershëm mes Prishtinës dhe Beogradit


Kryetari i radhës i OSBE-së, Dimitrij Rupel, bëri thirrje për një dialog të menjëhershëm dhe të drejtpërdrejtë midis autoriteteve në Beograd dhe Prishtinës rreth së ardhmes së Kosovës.

Ministri i jashtëm slloven tha mbrëmë në Beograd se OSBE-ja është gati të ndihmojë të dyja palët në këtë aspekt.

Dialogu, tha ai, duhet të fillojë sa më shpejt që të jetë e mundur. Gjatë vizitës në Beograd, zoti Rupel u takua me kryeministrin serb Vojisllav Koshtunica dhe me ministrin e jashtëm të Serbisë dhe Malit të Zi Vuk Drashkoviç.

E ardhmja e Kosovës, tha ai, duhet kërkuar brenda perspektivës evropiane. Ai u bëri thirrje autoriteteve në Beograd të inkurajojnë serbët e Kosovës për të marrë pjesë në jetën politike.

XS
SM
MD
LG