Lidhje

Fullani: Ekonomia shqiptare vazhdon rritje të qëndrueshme


Ekonomia shqiptare vazhdon të ruajë ritme të qëndueshme rritjeje. Këtë e dëshmojnë edhe të dhënat e Bankës së Shqipërisë për vitin 2004 të cilat u paraqitën sot nga guvernatori Ardian Fullani përpara anëtarëve të komisionit parlamentar të ekonomisë. Shërbimet, Ndërtimi dhe Transporti janë sektorët që kanë kontribuar më shumë në rritjen ekonomike.

Pavarësisht zhvillimeve pozitive në ekonomi, guvernatori i Bankës Qëndrore ka tërhequr vëmendjen për deficitin e lartë tregtare duke shprehur nevojën për nxitjen e investimeve të huaja direkte në vend

Eknomia shqiptare eshte rritur me 6 perqind duke ruajtur ritmin mesatar te zhvillimit të pesë viteve të fundit. Kjo rritje deklaroi sot guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani vazhdon të gjenerohet nga zhvillimi dinamik i sektorit privat, ndërkohë që papunësia sipas të dhënave të ofruara prej tij ka rënë gjatë vitit 2004 me 0.4 përqind "Sektorët që kanë dhënë kontributin më të madh në normën e rritjes vjetore vlerësohen të jenë Shërbimet, Ndërtimi dhe Transporti të cilët kanë kontribuar me rreth 75 përqind të rritjes ekonomike. Sipas të dhënave zyrtare norma e papunësisë vërtetohet të ketë rënë nga 15 përqind në fund të vitit 2003, në 14.6 në fund të vitit 2004"

Sipas Bankës së Shqipërisë investimet në ekonomi nuk kanë pësuar ndonjë ndryshim nga viti 2003 dhe sektori privat përfaqëson 80 përqind të tyre.

Guvernatori deklaroi se në politikat fiskale realizimi i shpenzimeve kapitale mbetet një problem i cili meriton një vëmendje më të madhe në të ardhmen duke nisur nga rëndësia që ai ka për zhvillimin e kapaciteteve të infrastrukturës së vendit.

Megjithë zhvillimet positive të viteve të fundit, rritja ekonomike dhe stabiliteti makroekonomik i vendit janë dy parametra të cilët, paralajmëroi guvernatori nuk mund dhe nuk duhet të merren si cështje të përfunduara.

Defici i lartë tregtar theksoi ai kërkon gjetjen e burimeve të qëndrueshme afatgjata të mbulimit, vecanërisht nxitjen e investimeve të huaja direkte.

Viti i kaluar ka regjistruar një mbicmim të mëtejshëm të lekut, monedhës vendase, i cili është mbicmuar me 7.2 përqind kundrejt euros dhe me 15.7 përqind kundrejt dollarit. "Sipas vlerësimeve tona mendohet se shkaqet kryesore të forcimit të lekut duhet të kërkuar te: konsolidimi i vazhdueshëm i sektorit ekonomik, diferenca e normave të interesit mes lekut dhe valutave, konsolidimi i financvave publike dhe deficitit buxhetor. Këta tregues kanë diktuar një kërkesë të ulët të qeverisë në mjete monetare dhe dërgesa të qëndrueshme të emigrantëve" Sipas Bankës së Shqipëri norma mesatare e inflacionit vjetor për vitin 2004 ishte 2.9 përqind. Ky nivel i inflacionit ka bërë që gjatë vitit të shkuar Banka të ulë 5 herë normën e interesit për një totral prej 1.25 pikësh.

Ndërkohë që pak ditë më parë Banka miratoi dhe një ulje tjetër me 0.25 pikë. Raporti vjetor i Bankës së Shqipërisë do t’i nështrohet debateve në komisionin parlamentar të ekonomisë përpara se ai të prezantohet në seancë parlamentare.

XS
SM
MD
LG