Lidhje

Hagë: Shtyhet gjyqi i një ish-oficeri të lartë të serbëve të Bosnjes


Një ish oficer i lartë i policisë së serbëve të Bosnjes i akuzuar për përfshirje në masakrën e Srebrenicës në vitin 1995 shtyu deklarimin e pafajësisë ose të fajësisë në paraqitjen e parë para Gjykatës së Kombeve të Bashkuara për Krime Lufte.

Ljubomir Borovcanin kërkoi dhe iu pranua shtyrja e gjyqit për 30 ditë. I dyshuari 45 vjeçar u dorëzua në gjykatë javën e kaluar.

Gjykata e Hagës e akuzon atë për përfshirje në vdekjen e gati 8 mijë burrave dhe djemëve myslimanë. Masakra ndodhi pasi forcat e serbëve të Bosnjes morrën nën kontroll enklavën e myslimanëve të Srebrenicës në vitin 1995.

Zoti Borovcanin përballet me 6 akuza përfshi ato për vrasje, zhdukje dhe gjenocid.

XS
SM
MD
LG