Lidhje

Një oficer i serbëve të Bosnjës vendos të dorëzohet në Hagë


Qeveria serbe tha se një oficer i serbëve të Bosnjes që përballet me akuza për krime lufte për përfshirje në masakrën e Srebrenicës në vitin 1995 vendosi të dorësohet në gjykatën e Hagës.

Në një deklaratë të qeverisë të publikuar sot thuhet se koloneli Vujadin Popoviç e mori vendimin për t’i shërbyer familjes së tij dhe Serbisë.

Një njoftim se i dyshuari 48 vjeëar ka në plan të shkojë në Hagë të enjten e ardhshme nuk është konfirmuar ende.

Gjykata e Hagës e akuzoi kolonelin Popoviç në vitin 2002 për vrasjen e 8 mijë burrave dhe djemve myslimanë në Srebrenicë në vitin 1995.

Aktakuza thotë se ai ka marrë pjesë në Korpusin Drina të serbëve të Bosnjes që kreu sulmin mbi Srebrenicë. Padia përfshin 6 akuza përfshirë gjenocid dhe krime lufte.

XS
SM
MD
LG