Lidhje

Sharon do të kërkojë mbështetjen amerikane lidhur me tërheqjen nga Gaza


Kryeministri i Izraelit Ariel Sharon pritet të mbërrijë në Shtetet e Bashkuara në përpjekje për të siguruar një mbështetje të fortë nga Uashingtoni për tërheqjen e planifikuar të Izraelit nga Rripi i Gazës. Dy udhëheqësit do të takohen nesër në fermën e presidentit Bush në Teksas, për bisedime që pritet të përqendrohen në planet e Izraelit për të zgjeruar vendbanimin e tij më të madh në Bregun Perëndimor.

Izraeli këmbëngul për ndërtimin e 3 mijë e 500 shtëpive të tjera në vendbanimin Maale Adumin pranë Jeruzalemit. Por Sekretarja e Shtetit Kondoliza Rajs tha se këto synime bien në kundërshtim me planin ndërkombëtar të paqes të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara.

Ndërkaq në Jeruzalem, policia izraelite dislokoi forca shtesë sot për të penguar hebrenjtë ultranacionalistë të cilët kanë kërcënuar se do të marrin nën kontroll një objekt që konsiderohet i shenjtë si nga myslimanët ashtu edhe nga hebrenjtë. Por autoritetet thonë se më shumë se afro 200 protestues që u grumbulluan, nuk u lejuan të futeshin në kompleksin e shenjtë.

XS
SM
MD
LG