Lidhje

Vatikan: vazhdojnë ceremonitë e përmortshme për Papa Gjon Palin e Dytë


Në Romë vazhdoi të dielën zia zyrtare për Papa Gjon Palin e Dytë me një Meshë përkujtimore në Sheshin e Shën Pjetrit. Ky ritual po zhvillohet çdo ditë gjatë periudhës së zisë 9 ditëshe.

Kardinali Kamilo Ruini, përfaqësues i Papës për Romën, drejtoi meshën e zhvilluar sot pasdite. Në lutjen e tij, kardinali Ruini tha se nuk duhet të përqendrohet vëmendja në hamendjet se kush do të jetë papa i ri.

Të shtunën një zëdhënës i Vatikanit deklaroi se të 115 kardinalët të cilët do të marrin pjesë në procesin e zgjedhjes së papës së ri ranë dakort njëzëri që të mos komunikojnë me median para procesit ritual. Ky proces do të fillojë më 18 prill.

Pjesa më e madhe e pelegrinëve janë larguar nga Roma, por ende ka disa veta në Sheshin e Shën Pjetrit. Në përgjigje të thirjeve të pelegrinëve, Vatikani tha se vetëm Papa i ri mund të vendosë nëse Gjon Pali i dytë do të shenjtërohet.

XS
SM
MD
LG