Lidhje

Presidenti Bush i bën thirrje kryeministrit izraelit të përmbushë angazhimet


Presidenti Bush i bëri thirrje kryeministrit izraelit, Ariel Sharon, të përmbushë angazhimet e tij për planin ndërkombëtar të paqes dhe për të mos zgjeruar vendbanimet hebraike në Bregun Perëndimor.

Presidenti foli të hënën pas takimit me kryeministrin izraelit në fermën e tij në Teksas. Ai tha se i bëri gjithashtu thirrje zotit Sharon të eliminojë pikat e paligjshme të kontrollit në territoret palestineze.

Administrata e Presidentit Bush ka kundërshtuar planin izraelit për të ndërtuar më shumë se 3 mijë e 500 shtëpi të reja në Bregun Perëndimor, pasi këto synime duket se bien në kundërshtim me planin ndërkombëtar të paqes të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara.

Nga ana e tij zoti Sharon përsëriti angazhimin e tij për të eliminuar pikat e paligjshme të kontrollit dhe u zotua se Izraeli do të përmbushë të gjitha detyrimet në përputhje me planin e paqes.

Çështja e zgjerimit të vendbanimeve kryesoi në konferencën për shtyp që u zhvillua pas takimit. Pritej që takimi ndërmjet Presidentit Bush dhe Kryeministrit Sharon të përqëndrohej në rigjallërimin e mbështetjes amerikane për tërheqjen e planifikuar të Izraelit nga Rripi i Gazës. //az//
XS
SM
MD
LG