Lidhje

Presidenti Rugova hedh poshtë mundësinë e bisedimeve të drejtpërdrejta me Beogradin mbi të ardhmen e Kosovës


Zëdhënësi i presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova ka hedhur poshtë mundësinë e bisedimeve të drejtpërdrejta me Beogradin.

Në një reagim pas njoftimeve për ftesën e paralajmëruar të presidentit të Serbisë, Boris Tadiq, për një takim me presidentin Rugova, zëdhënësi i këtij të fundit, Muhamet Hamiti ka theksuar se “nuk ka biseda të drejtpërdrejta politike me Beogradin. Presidenti Rugova insiston për njohje të drejtpërdrejtë të pavarësisë së Kosovës”.

“Nëse eventualisht organizohet një takim ndërkombëtar për të përmbyllur çështjen e pavarësisë së Kosovës, fqinjët mund të marrin pjesë në të, por pa të drejtë vetoje. Takime dypalëshe të udhëheqësve të Kosovës dhe të Serbisë për të rregulluar çështje që mbesin si trashëgimi e luftës dhe e ekzistencës së përbashkët të këtyre vendeve në një krijesë shtetërore që nuk ekziston më, mund të bëhen pas njohjes së pavarësisë së Kosovës”, thuhet në reagimin e zëdhënësit të Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova.

XS
SM
MD
LG