Lidhje

Sërbia dhe Mali i Zi kualifikohen për bisedime me Bashkimin Evropian


Komisioneri për zgjerimin e Bashkimit Evropian, Olli Rehn, rekomandoi fillimin e bisedimeve që do të çonin në një marrëveshje bashkëpunimi midis bllokut prej 25 vendesh si dhe Sërbisë e Malit të Zi.

Zoti Rehn u tha gazetarëve sot në Strasburg se Sërbia dhe Mali i Zi tani kualifikohen për bisedime që do të çonin në të ashtuquajturën marrëveshje të asocim stabilizimit. Zoti Rehn përmendi konkretisht atë që e cilësoi përparim të madh të Sërbisë e Malit të Zi në bashkëpunimin me gjykatën e Kombeve të Bashkuara në Hagë.

Disa persona të dyshuar për krime lufte nga Sërbia dhe Bosnja janë dorëzuar këtë vit në Hagë.

Kryeministri i Sërbisë, Vojisllav Koshtunica, e cilësoi njoftimin si hapin e parë vendimtar drejt objektivit të Sërbisë e Malit të Zi për t’u bërë pjesë e asaj që ai e quajti familja evropiane.

Marrëveshja për asocim stabilizimin bën thirrje për bashkëpunim në çështje ekonomike, tregëtare, politike dhe juridike, por nuk përfshin anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

XS
SM
MD
LG