Lidhje

Vazhdon zgjerimi i vendbanimeve hebraike


Ekipet e ndërtimit vazhdojnë ngritjen e shtëpive të reja në një vendbanim të madh izraelit në Bregun e pushtuar Perëndimor, një ditë pasi Presidenti Bush bëri thirrje për ndalimin e ndërtimeve.

Dje, Presidenti Bush i tha kryeministrit izraelit, Ariel Sharon, gjatë një konference shtypi në Teksas se ndërtimet shkelin planin ndërkombëtar të paqes, të njohur si harta rrugore drejt paqes. Zoti Sharon e pranoi kritikën, por nuk tregoi asnjë shenjë se do të ndërpresë ndërtimet. Palestinezët i kanë kundërshtuar fuqimisht ndërtimet në afërsi të Jerusalemit.

Në të njejtën kohë, protestuesit izraelitë janë zotuar të pengojnë planet për tërheqjen nga Rripi i Gazës dhe nga 4 vendbanime të vogla në Bregun Perëndimor. Kundërshtarët izraelitë të tërheqjes mbyllën sot 167 shkolla në zonën e Tel Avivit, por policia ndërhyri për t’i rihapur ato dhe ministri izraelit i Arsimit mohoi pjesëmarrjen e shkollave në protesta.

XS
SM
MD
LG