Lidhje

Rajs përpiqet të sigurojë mbështetjen për tërheqjen izraelite nga Gaza


Sekretarja amerikane e Shtetit, Kondeliza Rajs, zhvilloi dje biseda telefonike me zyrtarë arabë dhe evropianë në kuadër të përpjekjeve për të siguruar mbështetjen e tyre për tërheqjen e Izraelit nga Rripi i Gazës. Bisedat e saj me presidentin palestinez, Mahmud Abaz, dhe ministrin e jashtëm jordanez, Hani Al-Mulki, u përqendruan edhe tek takimi që Presidenti Bush zhvilloi të hënën me kryeministrin izraelit, Ariel Sharon.

Ajo zhvilloi biseda telefonike dhe me zyrtarë rusë e gjermanë. Një nga çështjet e diskutuara gjatë takimit Bush-Sharon ishte ndërtimi i shtëpive të reja nga ana e Izraelit në një vendbanim të madh hebraik në Bregun Perëndimor. Presidenti Bush tha se projekti përbën shkelje të planit ndërkombëtar të paqes për Lindjen e Mesme. Palestinezët kundërshtojnë me forcë ndërtimin e shtëpive të reja pranë Jeruzalemit.

Ndërkohë, kundërshtarët izraelitë të planit të tërheqjes nga Rripi i Gazës mbyllën dje me zinxhirë 167 shkolla të zonës së Tele Avivit. Shollat u hapën vetëm pas ndërhyrjes së policisë.

XS
SM
MD
LG