Lidhje

Kosovë: Prokurorët ndërkombëtarë ngritën akuza për vrasje ndaj një shqiptari


Prokurorët ndërkombëtarë në Kosovë ngritën akuza për vrasje ndaj një shqiptari lidhur me shpërthimin në vitin 2001 të një autobuzi, që çonte sërbë në Kosovë.

Një zëdhënës i Kombeve të Bashkuara thotë se Florian Ejupi u akuzua javën e kaluar për një nga sulmet më të rënda që kryera në Kosovë që kur Kombet e Bashkuara morën nën kontroll administrimin e saj në vitin 1999.

Në atë sulm u vranë 12 sërbë dhe u plagosën më shumë se 20 të tjerë, ndërkohë që udhëtonin nën mbrojtjen e Kombeve të Bashkuara për në një pelegrinazh fetar.

XS
SM
MD
LG