Lidhje

Arrestime  lidhur me skandalin e programit të OKBsë për Irakun Naftë-Për-Ushqim


Prokurorët amerikanë ngritën akuza ndaj një amerikani, një bullgari dhe një britaniku që lidhen me skandalin e programit të Kombeve të Bashkuara për Irakun naftë-për-ushqime.

Autoritetet thonë se afaristi nga Teksasi David Chalmers dhe bullgari Ludmil Dionissiev u arrestuan sot në Huston. Autoritetet federale thonë se do t’i kërkojnë Britanisë të ekstradojë të pandehurin e tretë John Irving.

Sipas akuzës, tre të pandehurit kanë kryer veprimtari të paligjshme tregëtare midis viteve 2000 dhe 2003 me regjimin e Sadam Huseinit. Mashtrimi i kryer prej tyre, sipas autoriteteve, përfshinte manipulimin e çmimeve paraqitjen e fatura jo-ekzistente për të tërhequr miliona dollarë nga programi i OKB-së për Irakun naftë-për-ushqime, në bazë të të cilit Iraku lejohej të shiste naftë për të blerë mallra për qëllime humanitare.

Zyrtarët amerikanë po ashtu bënë të ditur një aktpadi ndaj një koreano-jugori i cili është përpjekur të veprojë si përfaqësues jo zyrtar i regjimit irakian për programin naftë-për-ushqime.

XS
SM
MD
LG