Lidhje

Francë: Kushtetuta e Bashkimit Evropian në pikëkyetje


Presidenti i Francës, Zhak Shirak, bëri thirrje për ratifikimin nga Franca të kushtetutës së Bashkimit Evropian.

Një sërë anketash tregojnë se fati i referundimit në Francë nuk është i sigurtë. Presidenti Shirak do të fillojë sonte fushatën e tij për kushtetutën gjatë një debati televiziv me një audiencë prej 80 votuesish të rinj.

Sipas anketave të fundit, votuesit francezë janë kundër kushtetutës evropiane. Referendum që do të zhvillohet më 29 maj. Organizatorët e anketave të opinionit thonë se kundërshtarët kanë në plan të votojnë kundër kushtetutës për ta vënë theksin tek shqetësimi i tyre rreth anëtarësimit të Turqisë në Bashkimin Evropian ose për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj politikave social-ekonomike të zotit Shirak.

Disa kritikë thonë se kushtetuta e Bashkimit Evropian mund të shkaktojë humbjen e vendeve të punës në Francë si dhe mund të shkatërrojë sistemin e sigurimeve shoqërore të vendit. Për të hyrë në fuqi kushtetuta, e cila synon të thjeshtësojë procesin vendim-marrës në Bashkimin Evropian, duhet të ratifikohet nga të 25 vendet anëtare.

XS
SM
MD
LG