Lidhje

Hagë: Dorëzohet një oficer i ushtrisë sërbe të Bosnjes


Një oficer i ushtrisë sërbe të Bosnjes, i akuzuar për rolin e tij në masakrën e Srebrenicës më 1995, u dorëzua në Gjykatën e Kombeve të Bashkuara për krimet e luftës në Hagë.

Koloneli Vujadin Popoviç shkoi sot në Hagë nga Beogradi për t’u përballur me akuzat për gjenocid dhe krime kundër njerzimit. Akuzat kanë të bëjnë kryesisht me rolin e tij në vrasjen e rreth 8 mijë burrave dhe djemve në Srebrenicë në vitin 1995 kur qyteti ra në duart e forcave sërbe.

Ndërkohë, gjykata e Hagës dha urdhër për lirimin deri në fillim të gjyqit të ish presidentit sërb, Millan Millutinoviç, ish zëvëndës-kryeministrit jugosllav Nikolla Sainoviç dhe gjeneralit Dragoljub Ojdaniç. Që të tre janë akuzuar për krime kundër njerezimit.

XS
SM
MD
LG