Lidhje

Thellohet kriza politike në Itali


Katër ministra italianë deklaruan vendimin e tyre për tërheqje nga qeveria, ndërkohë që po thellohet kriza politike e koalicionit të Kryeministrit Silvio Berlusconi.

Bashkimi Kristian-Demokrat thotë se ministrat e tij do të largohen nga kabineti dhe i kërkoi zotit Berlusconi të krijojë një qeveri të re. Pas kësaj deklarate, zoti Berlusconi u tha gazetarëve se ai nuk do të largohej lehtë nga posti.

Pavarësisht nga tërheqja, Bashkimi Kristian-Demokrat thotë se do të vazhdojë ta mbështesë kryeministrin në parlament. Dje, udhëheqësi i partisë tjetër të koalicionit Aleanca Kombëtare, Ministri i Jashtëm Gianfranco Fini bëri thirrje për votëbesimin e qeverisë javën e ardhshme. Ai e bëri thirrjen ndërsa zoti Berlusconi takohej me aleatët e koalicionit për të diskutuar mbi humbjen e thellë në zgjedhjet vendore të javës së kaluar.

Partitë e koalicionit humbën në 11 nga 13 votimet rajonale. Më parë koalicioni kontrollonte tetë nga rajonet.

XS
SM
MD
LG