Lidhje

Një anije ruse u lëshua sot nga stacioni i hapësirës në Bajkonur të Kazakistanit


Një anije ruse u lëshua sot nga stacioni rus i hapësirës në Bajkonur të Kazakistanit, dhe pritet të bashkohet të djelën me Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Ekuipazhi prej tri vetash, që përfshin komandantin rus, Sergei Krikalev dhe astronautin amerikan John Phillips, do të qedrojë në stacion për 6 muaj. Në bord, është edhe astronauti i Agjencisë Evropiane të Hapësirës, italiani Roberto Vittorio, që do të qendrojë 10 ditë.

Një nga detyrat kryesore të misionit 6-mujor është vëzhgimi i gjendjes së anijes amerikane Discovery, ndërkohë që po i afrohet Stacionit dhe do të fotografojë pllakat e reja izoluese të saj.

Lëshimi i Discovery-it në maj ose në qershor do të jetë i pari që kur anija Columbia shpërtheu në vitin 2003, kur po hynte në atmosferën e tokës, duke vrarë të shtatë astronautët amerikanë në bord.

XS
SM
MD
LG