Lidhje

Udhëheqësit e shtatëshes thonë se ekonomia botërore është forcuar


Zyrtarët e financave të shtatë vendeve më të industrializuara të botës thonë se zgjerimi ekonomik i kohëve të fundit ka qenë i fuqishëm, por ende ka probleme, mes së cilave ngritja e çmimeve të naftës.

Zyrtarët e grupeve të shtatëshes, përfaqësues të Britanisë, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë dhe Shteteve të Bashkuara thanë sot pas bisedimeve në Washington se presin që rritja ekonomike të vazhdojë edhe këtë vit.

Por ata shtuan se duhen marrë masa të forta për t’i bërë ballë pabarazisë globale dhe për të nxitur rritjen. Ata u bënë gjithashtu thirrje Shteteve të Bashkuara që merret me problemin e defiçitit tregëtar, si edhe për reforma të mëtejshme strukturale në Evropë dhe Japoni.

Deklarata u bë para takimeve të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar që pritet të përqendrohen tek lehtësimi i borxheve, çmimet e naftës dhe pabarëzitë tregëtare.

Policia ka bllokuar rrugët përreth vendit ku do të mbahen takimet. Demonstruesit po mblidhen për të kërkuar lehtësimin e borxhit për vendet e varfra dhe për të protestuar kundër globalizmit.

XS
SM
MD
LG