Lidhje

Forcat irakiane të sigurimit rrethojnë një bazë të ekstremistëve suni


Zyrtarë të qeverisë irakiane thonë se forcat e tyre të sigurimit, të mbështetura nga trupat amerikane, kanë rrethuar një qytet në jug të Bagdatit ku sipas njoftimeve ekstremistë suni po mbajnë peng disa shiitë.

Ka njoftime kontradiktore për rrethimin, i cili filloi mbrëmë. Një zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes tha se rreth 15 familje shiite në Madaen janë shpëtuar. Por Ministri i përkohshëm i Sigurimit Qasim Daud tha më pas se askush nuk ishte çliruar. Ushtria amerikane nuk ka bërë komente.

Kryeministri i Përkohshëm Iyad Alawi fajësoi për rrëmbimet ekstremistët që kanë lidhje me al Kaidën. Por një mesazh i publikuar në një faqe islamiste në internet fajësonte qeverinë se e ka fabrikuar këtë krizë si pretekst për bastisje në qytet.

Ndërkaq, zyrtarët amerikanë thonë se tre ushtarë amerikanë janë vrarë nga zjarri i mortajave në perëndim të kryeqytetit irakian, në afërsi të Ramadit.

Ndër zhvillime të tjera, ambasada amerikane tha se një punonjëse e agjencive të ndihmave ishte ndër civilët e vrarë dje në një shpërthim vetëvrasës që kishte në shenjestër një autokolonë që shkonte drejt aeroportit të Bagdatit.

XS
SM
MD
LG