Lidhje

Një ekip i ri astronautësh në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës


Një anije ruse e hapësirës dërgoi një ekip të ri në Qendrën Ndërkombëtare të Hapësirës, duke i hapur rrugën një misioni amerikan në hapësirë muajin e ardhshëm - fluturimi i parë në hapësirë i një anijeje amerikane që pas aksidentit të anijes Kolumbia dy vjet më parë, ku gjetën vdekjen shtatë astronautë.

Anija e hapësirës Sojuz u ankorua të dielën në stacionin e hapësirës për të lënë atje dy astronuatët e rinj, rusin Sergei Krikalev dhe amerikanin John Philips, të cilët do të qëndrojnë në stacionin e hapësirës gjatë 6 muajve të ardhshëm. Në orbitë ndodhet edhe një astronaut i tretë, italiani Roberto Vittouri, i Agjencisë Evropiane të Hapësirës, i cili do të kthehet në Tokë me ekipin e Qendrës së Hapësirës, pas 10 ditësh.

Agjencia amerikane Hapësirës, NASA, ka në plan të çojë në hapësirë Anijen Discovery nga mesi i majit, megjithëse mbeten ende për t’u sqaruar disa çështje të sigurisë. Ky do të jetë udhëtimi i parë në hapësirë i një anijeje amerikane, që pas aksidentit të anijes Columbia, që pësoi aksident gjatë zbritjes në Tokë, në shkurt të vitit 2003, duke shkaktuar vdekjen e të gjithë ekipit në bordin e saj.

XS
SM
MD
LG